Lajme

Vetëtheret me thikë një person në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë

Sheshi "Skenderbeu" Prishtinë

Një person e ka therur veten me thikë në në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të hënën,

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë)”, ka thënë Hoxha.

Hoxha nuk bëri të ditur për gjendjen shëndetësore të viktimës./Shqip.com