Lajme

Veteranët mbështesin protestën e thirrur nga PSD-ja kundër Trendafilovas

Protesta e veteranëve të UÇK-së

Partia Social Demokrate e Kosovës pritet që me datën 21 shtator duke filluar nga ora 10:00 të organizojë protestë kundër vizitës së Ekaterina Trendafilova

E këtë protestë pritet ta përkrahin edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faton Klinaku në një përgjigje për Shqip.com është shprehur se kushdo që organizon protestë kundër Gjykatës Speciale e ka mbështetjen tonë.

Lexo edhe:
Molliqaj bën thirrje edhe njëherë për tu bashkuar në protestë, kjo vizitë është e padëshirueshme

“Kushdo që proteston kundër Gjykatës Speciale e ka mbështetjen tonë”, ka thënë Klinaku.

Ai ka thënë se kjo Gjykatë është një gjykatë e cila nuk e respekton shtetin e Kosovës, as ligjet e as kushtetutë.

Gjykata Speciale

Molliqaj edhe më herët kishte deklaruar se  protesta do të mbahet kurdo që ajo vjen në Kosovë.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, pritej që ta vizitonte Kosovën me 4 korrik por që vizita e saj ishte anuluar.

Theksojmë se vizita e fundit e Trendafiloves në Kosovë ishte në shtator të 2021-tës.

Trendafilova, kishte thënë se kjo gjykatë e cila po mban në paraburgim ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e sheh shumë të rëndësishme mbrojtjen e dëshmitarëve.

Ajo kishte thënë se Gjykata Speciale u bë funksionale me buxhet të ndarë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe se nuk dihet se kur do të përfundojë puna e kësaj gjykate./Shqip.com