Lajme

Veteranët kërkojnë takim me Osmanin, shkak Ligji i pagave

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i kanë kërkuar një takim presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo u bë e ditur nga kryetari OVL-së, Faton Klinaku.

Siç tha ai, kjo për shkak të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale.

Tutje, ai tha se kërkesa i ka shkuar në zyre Osmanit.

Ndryshe, të shtunën u në Prishtinë u organizua një protestë në mbështetje të kësaj kërkese për veteranët.

Nga pjesëmarrësit u deklarua se do të ketë edhe protesta të tjera në rast e ky ligj dekretohet pa marrë parasysh kërkesat e tyre.

/Shqip.com