Vetëm zyrtarizimi i Phillips mungon te City

Anglezi tashmë ka kryer testet mjekësore me kampionin e Premierligës.
Ikja e Fernandinos ka bërë që pozitën e tij ta zëvendësojë Kalivin Phillips.
Anëtari i Leeds United pritet që dita ditës të vendosë laps mbi kontratën e ‘Cityzens’.
Kjo pasi që lojtari është rikthyer të enjten nga pushimi i tij dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër, raporton Goal.

Pep Guardiola është fans i madh i tij prandaj edhe u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se e do atë në “Etihad Stadium”.
26-vjeçari është njëri nga më të mirët në pozitën e tij, një mesfushor defanziv, por që është i aftë të luajë edhe si qendërmbrojtës.
Fleksibiliteti i tij dhe performancat tejet të mira me Leeds-in, kanë bërë që ai të ftohej edhe nga kombëtarja e Anglisë, ku mori pjesë për herë të parë në një Kampionat Evropian në vitin 2021.

Gjithashtu, viti i kaluar ishte më i miri i sezonit të tij, çfarë e tregon edhe vlera e tij në treg që është dyfishuar, sipas ‘transfermarkt’.
Përndryshe, këtë edicion Phillips pati një gol dhe një asistim në 24 paraqitje në Premierligë. /Shqip.com