Sport Ndërkombëtar

Vetëm testet mjekësore e ndajnë Origin nga Milan

Divock Origi

Edhe një pikë e ndan nga “Scudetto” që e kërkojnë tash e një dekadë.

AC Milan mund të kurorëzohet kampion i Italisë, dhe kështu po planifikon prurje të reja.

Shënjestra numër një e tyre në repartin ofanziv është Divock Origi, që veçse i ka të numëruara ditët në “Anfield Road”, raporton Fabrizio Romano.

Sulmuesi vetëm po pret për testet mjekësore nga klubi italian, dhe gjithçka po shkon në rrugën e duhur.

27 vjeçari është më se i ngazëllyer t’i bashkohet rosonerëve në fund të këtij edicioni – dhe të nisë tjetrin si startues i padiskutueshëm.

Pikërisht është kjo ajo që belgu nuk e duroi dot nën urdhërat e Klopp, me lojtarët si Salah, Mane, Jota, Firmino dhe Luis Diaz që vinin në shprehje para tij për trajnerin gjerman.

Salah, Mane dhe Firmino

Origi është paraqitur gjithsej shtatë herë në Premierligë, duke shënuar tre gola dhe një asist.

Vlera e tij në treg arrin shifrën e 12 milionë eurove, kurse kontrata i skadon në fund të kërtij qershori. /Shqip.com