Lajme

Vetëm për 24 orë janë raportuar 6 raste të dhunës në Kosovë

Foto ilustruese

Gjashtë gra kanë qenë të dhunuara fizikisht nga bashkëshortët e tyre, vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës, njofton se viktimat që kanë raportuar rastin ishin nga këto komuna: tri raste në Prishtinë, dy në Prizren dhe një në Pejë.

Katër prej viktimave kanë marrë trajtime mjekësore.

Theksojmë se gjatë vitit 2021, në PK kanë qenë një mijë e 374 raste të raportuara nga gratë.

Policia e Kosovës/ Ilustrim

Dhuna ndodh në të gjitha kategoritë shoqërore pavarësisht moshës arsimit gjendjes ekonomike sociale etj.

Dhuna në familje përbën një shkelje të të drejtave të njeriut.

Për herë të parë në Kosovë mbrojtja nga dhuna në familje është rregulluar me Rregulloren Nr.2003/12 të datës 07.05.2003 për mbrojtjen kundër dhunës në familje.

Qëllimi i ligjit është që të parandalojë dhunën në familje si dhe trajtimin e kryerësve të dhunës në familje dhe lehtësimin e pasojave./Shqip.com