Lajme

Vetëm në tre muajt e fundit të 2021-s, 555 mijë njerëz udhëtuan me aeroplan nga Kosova

Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë
Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë

Rreth 555 mijë njerëz kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti për të udhëtuar nga Kosova në tre muajt e fundit të vitit 2021.

Kështu është bërë e ditur në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës publikuar këtë të premte për  “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt të vitit 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin”.

Sipas ASK-së, numri i fluturimeve në këtë periudhë është rritur për 46 për qind, krahasuar me tre muajt e fundit të vitit 2020.

Ndërkaq, në tetor, nëntor dhe dhjetor, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16 mijë, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020 numri i pasagjerëve është rritur për 7 për qind.

Transporti i mallrave me tren ndërkaq është rreth 30 mijë ton.

Në territorin e Kosovës, janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport./SHQIP.com