Lajme

Vetëm në 25 ditët e muajit janar u sulmuan 36 qytetarë nga qentë endacakë në Prishtinë

Qentë endacakë
Qentë endacakë

Në 25 ditët e muajit janar në këtë vit janë sulmuar 36 qytetarë nga qentë endacakë në kryeqytet, të cilët kanë marr trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Pos këtyre rasteve, QKMF ka evidentuar edhe një rast tjetër më të pazakontë, një prishtinas është sulmuar nga macja.

Derisa, shefi i mjekëve familjar të QKMF-së në Prishtinë, Valdet Hashani ka bërë të ditur për emisionin “Ju flet Prishtina” se në vitin 2023 janë sulmuar 368 qytetarë nga qentë endacakë, numër i lartë ky krahasuar me 2022-ën ku ishin trajtuar 263 veta./Klankosova

/Shqip.com