Lajme

Vetëm gjatë gushtit, Policia shqiptoi mbi gjashtë mijë gjoba trafiku në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka arritur që të shqiptojë mbi gjashtë mijë gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugorë.

Të gjitha këto gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë muajit gusht.

“Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjashtë mijë e tetë qind e dy (6802) gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, mos përdorim i brezit të sigurisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj kohë janë ndërmarrë edhe disa aktivitet tjera.

Foto nga aktiviteti i Policisë

“Hetim i njëqind e njëzet e nëntë (129) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, Hetim i shtatëdhjetë e një (71) aksidente të komunikacionit me të lënduar, Konfiskuar i njëqind e dyzet e tre (143) patentë shofer, Shqiptim i pesëdhjetë e tetë (58) kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave, Konfiskim i shtatë (7) motoçikletave”, janë disa nga aktivetet e PK-së.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’./Shqip.com