Lajme

Vetëm dy gra marrin mbështetje për të udhëhequr komunat

Ilustrim

Dy gratë e vetme të zgjedhura për të udhëhequr komunat janë Lilana Shubariq në Graçanicë dhe Katarina Ristiq për Ranillugun, përcjell Shqip.com.

Ato janë pjesë e Listës Serbe dhe kanë fituar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtur më 17 tetor.

Lexo edhe:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale

Kurse, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 15 nëntor, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka humbur ndaj kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjiore, thotë se partitë politike në Kosovë nuk e kanë prioritet barazinë gjinore.

“Edhe kësaj here u dëshmua se barazia gjinore nuk shihet si vlerë në nivelin lokal. Për këtë gjë fajin 100 për qind e kanë partitë politike dhe askush tjetër, pasi nuk kanë kandiduar numër të barabartë të grave dhe burrave”, tha ajo për REL./SHQIP.com