Rozë

Vetëm apo bashkë? Alesja dhe Neritani vendosin përfundimisht se si do të vijojë marrëdhënia e tyre

Alesia dhe Neritan

Emisionit Perputhen i ka ardhur fundi, andaj edhe kandidatët e fundit janë duke u larguar dita ditës.

Ata që janë larguar këtë të enjte janë Alesja dhe Neritani.

Të dy kanë bërë shumë takime duke vijuar njohjen e tyre në program.

Alesja duhet të jepte vendimin përfundimtar, për të dalë vetëm ose çift nga programi.

‘Erdhe në momentin e duhur erdhe në momentin më të vështirë. Më ke qëndruar pranë më ke këshilluar më ke mbështetur dhe më ke bërë të ndihem mirë. Je përpjekur që unë tia dilja mbanë. Takimet tona jam ndjerë shumë mirë më ke bërë të ndihem e veçantë. Të falënderoj për gjithçka”.

Ata vendosën që rrugëtimi i tyre të vazhdojë edhe jashtë programit për tu njohur më shumë, por nga programi nuk do të dalin si çift.

Alesja u shpreh se koha në program për të njohur njëri-tjetrin ka qenë shumë e shkurtër, ndërsa do të vijojnë të takohen, por pa parishikuar se çfarë do të ndodhë.

Dalim dhe njihemi jashtë programit. Nëse është diçka që do lindi le të ndodhë. Koha në program nuk ka mjaftuar për tu njohur”./SHQIP.com