Lajme

Vetëm 2 nga 142 projektet janë me leje ujore dhe mjedisore

Sitnica është veç një nga projektet e realizuara në pesë vjetët e fundit me shumë parregullsi.

Duke u bazuar në raportet e auditorit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, krijoi një grup punues në vitin 2021 me qëllim të verifikimit të gjendjes së projekteve.

Nga 142 projektet e nisura në periudhën pesëvjeçare, 2016-2021, asnjë nuk i kishte plotësuar kriteret bazë.