Lajme

Vetëaksidentohet një veturë, lëndohen dy persona

 Një veturë është vetëaksidentuar gjatë mëngjesit të sotëm në Livoç të Gjilanit.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2022 rreth orës 05:00 në fshatin  Livoq i Epërm komuna Gjilan, ka ndodhur një vet aksident trafiku ku e  përfshirë ka qenë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lëndime  trupore kane pësuar vozitësi dhe një pasagjer që ishte me të. Të lënduarit kanë marrur ndihmë në emergjencën rajonale në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjlanit, Ismet Hashani, në një përgjigje për Shqip.com

Hashani më tutje ka thënë se nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikim të alkoolit(1.23 promila).

Po ashtu është bërë e ditur se të lëdnuarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

/Shqip.com