Lajme

Vetaksidentohet një veturë, shoferi godet shtyllën elektrike

Një aksident rrugorë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në qytetin e Pejës. Në këtë aksident është përfshirë një veturë e cila ka goditur edhe shtyllën elektrike.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:40, Policia është informuar për një vetaksident, i cili ka ndodhur ne rrugën “Konferenca e Bujanit” në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësor, vetura fillimisht e ka goditur shtyllën elektrike e më pas këmbësorin” ka thënë Rugova.

Po ashtu është bërë e ditur se i lënduari është dërguar në Spitalin rajonal për tretman mjekësor.

/Shqip.com