Rozë Ndërkombëtar

Veshja me 30,000 kristale e Doja Cat mori vëmendjen në Paris

Doja Cat

Ylli i showbizit Doja Cat, mori vëmendjen në javën e modës në Paris.

Ajo u pa e mbuluar me ngjyrë të kuqe dhe më një “veshje” që përmbante 30,000 kristale.

Ekipit të saj iu deshën pesë orë për të kompletuar pamjen “e guximshme”, të titulluar Doja’s Inferno.

Veshja u krijua nga Daniel Roseberry dhe grimerja britanike Dame Pat McGrath.

Ajo tha se Doja Cat kishte durim dhe e përshkroi produktin përfundimtar si “një kryevepër magjike.

Kristalet Swarovski u aplikuan me dorë. Përveç bojës së trupit, këngëtarja veshi një bust mëndafshi të kuq, një fund tulipani me rruaza të mëdha dhe një palë çizme të kuqe deri tek gjuri.

Dame Pat postoi një video nga prapaskenat që tregon ekipin e saj duke “pikturuar” lëkurën e yllit dhe duke aplikuar mijëra kristale.

/Shqip.com