Lajme

Veshall: U lirova nga posti i zv.ministrit për arsye personale, t’u bë e pa drejtë më tha Kurti

Sejnur Veshall nuk do të jetë më zv.ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kështu ka bërë të ditur vetë Veshall përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

Ai thotë se u lirua nga detyra për arsye personale, por thotë së Kurti i ka thënë se kjo i është bërë e padrejtë

“U lirova nga posti i zëvendësministrit! Më kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit. Tu bë e padrejtë tha Kryeministri.”, ka shkruar Veshall.

Vendimi për lirmin nga detyra

Unë kam punuar, asgjë më tepër. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për çështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjesëtareve të komunitetit, dhe e bëra, ka shtuar më tutje Veshall./Shqip.com