Rozë

Vesa Luma shpreh ngushëllime për vdekjen e fotografit të njohur kosovar

Vesa Luma dhe Meddy Huduti

Sot ka ndërruar jetë një nga fotografët e njohur kosovar, Meddy Huduti, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e bëri nëna e tij, Ikballe Huduti përmes rrjeteve sociale.

“Nuk keni nevojë për vizitë ngushëllime në shtëpinë tonë, sepse e gjithë familja jemi keq të sëmure me virus”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, edhe artistët e estradës po shprehin ngushëllime për familjen derisa po ndajnë edhe imazhe që ai iu ka shkrepur.

Së fundi ka shkruar edhe këngëtarja, Vesa Luma, e cila ka shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e tij.

 “Një djalë i mirë, një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot. Meddy ( kjo fotografia e jotja për qejf të cilën e ke realizuar tu pi kafe, është një prej ma të mirave që kam). Pusho në paqe djalosh”, ka shkruar Vesa në mbishkrimin e fotografisë./SHQIP.com