Rozë

Vesa Luma për anulimin e “Sunny Hill”: E ka hallall Shqipëria, çdo herë ka ditë me i vlerësu artistat

Vesa Luma

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë, ashtu siç ishte parashikuar organizimi i tij në Bërnicë të Poshtme.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Dukagjin Lipa, i cila tha se kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.

Ky festival tashmë do të organizohet në Tiranë.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta nga fytyra të ndryshme publike, e ndër ta edhe këngëtarja, Vesa Luma e cila ka thënë se Dua Lipës po i mohohet të mbaj ngjarjen me të madhe muzikore në vendin që e ka promovuar aq shumë.

Kurse, për Shqipërinë ka thënë se e ka hallall pasi sipas saj çdoherë ka ditë me i vlerësuar arstistat./SHQIP.com