Rozë

Vesa Luma dhe djali i saj infektohen me COVID-19

Vesa Luma

Këngëtarja Vesa Luma dhe djali i saj kanë rezultuar pozitivë në testin për Coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes Instagramit ku ka treguar se pas arritjes në Zelandë të Re, të dy janë izoluar.

Vesa po ashtu ka treguar se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dita e gjashtë që kur kemi ardhur në Zelandën e re, dolëm negativë kur mbërritëm, por tre ditë më pas rezultuam pozitivë me Covid-19”.

“Prandaj qëndrimi në izolim zgjatet me 14 ditë. Edhe 10 ditë për t’u liruar. Jemi mirë…kështu mendoj”, ka shkruar këngëtarja në një postim në InstaStory./SHQIP.com