Lajme

Vërtopi: Rrugë e gjatë deri në përfundimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-krerët e UÇK-së
Ish-krerët e UÇK-së

Avokati, Florin Vërtopi vlerëson se është një rrugë e gjatë deri në përfundimin e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve dhe rrjedhimisht, në marrjen e një vendimi për ta.

Kjo pasi sipas tij, do të ketë edhe prova të reja.

Është e pamundur me e dhanë një përfundim të caktum sepse fillimisht do të paraqiten provat nga Prokuroria deri më 1 prill 2025. Pastaj vijnë në shprehje provat nga mbrojtja. Pse a po mendoni që Prokuroria nuk ka me dalë edhe me prova tjera, e ka paralajmëru edhe në fjalën e saj hyrëse. Dmth kur ta përfundon paraqitjen e provave mbrojtja, ka të drejtë edhe gjykata vetë me kërku prova të caktume. E mandej vjen pjesa tjetër, pas përfundimit të procedurës së provave, vjen pjesa përmbyllëse, fjala përfundimtare edhe shpallja e vendimit”, ka thënë Vërtopi në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Sipas tij në rastin më të shpejt gjykimi përfundon pas 3 vitesh.

Sigurisht minimumi, unë nuk e besoj që kjo mund të përfundojë para 3 viteve. Minimumi 3 vite plus nga sot. 2 vite Prokuroria edhe 1 vjet mbrojtjes, përafërsisht”, ka shtuar ai.

/Shqip.com