Sport Ndërkombëtar

Verstappen triumfon edhe në Miami

Max Verstappen

Kampioni nuk po ndalet. Ka triumfuar edhe një herë.

Max Verstappen është fitues i garës për Çmimin e Madh të Miamit.

Finishi i kësaj gare ishte tejet dramatik, pasi Verstappen nga i treti e mori kryesimin.

Kampioni i botës kaloi Ferrarin e dytë të Carlos Sainz në pjesën e jashtme të kthesës së parë dhe në kthesën e dytë, më pas ndoqi Leclerc përpara se të merrte epërsinë në fillimin e xhiros së nëntë.

Prej aty, Verstappen e nxori avantazhin e tij përmes ndalesave në pit, për t’u dukur se po shkonte drejt fitores me një avantazh prej tetë sekondash përpara se të futej një makinë sigurie për një përplasje të çuditshme ndërmjet Lando Norris të McLaren dhe Pierre Gasly të Alpha Tauri.

Për pilotin holandez kjo ishte fitorja e dytë radhazi.

Ndërsa, në anën tjetër – Lewis Hamilton e mbylli këtë garë në pozitën e gjashtë. /Shqip.com