Sport Ndërkombëtar

Verstappen triumfon edhe në Austri

Max Verstappen ka fituar në garën për Çmimin e Madh të Austrisë në Spielberg, e dhjeta e Kampionatit Botëror të sivjetmë.

Duke e nisur garën me një fillim agresiv me Leclerc, holandezi ia doli që të triumfonte dhe të merrte një tjetër sukses për vitin 2023 në garat e Formula 1, duke u “arratisur” drejt titullit të tretë kampion.

I dyti pas Verstappen, u rendit Ferrari i Charles Leclerc, ndërsa podium u plotësua nga piloti tjetër i Red Bull Sergio Perez.

Në vend të katërt u rendit Sainz, më pas me radhë Norris, Alonso, Hamilton dhe Russell në vend të tetë.

/Shqip.com