Sport Ndërkombëtar

Verstappen sërish në “pole-position”

Piloti holandez i Red Bull Racing, Max Verstappen siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Montmelo, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1.

Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’12”272, duke i dominuar të tri sesionet e provave zyrtare.

Ai do ta ndajë vijën e parë të startit bashkë me spanjollin e Ferrarit, Carlos Sainz, që u klasifikua i dyti. Gjithsesi, makina italiane ishte gati gjysmë sekonde më e ngadaltë se Red Bull, çka tregon për diferencat mes dy skuadrave dhe dominimin e makinës kampione.

Në vijën e dytë të nisjes dy emra surprizë, me Lando Norris me McLaren në vendin e tretë dhe Pierre Gasly me Alpine në të katërtin. Më pas u klasifikua Lewis Hamilton me Mercedes. Në “top-10” edhe Lance Stroll, Esteban Ocon, Nico Hulkenberg, Fernando Alonso e Oscar Piastri.

Surpriza e provave të sotme ishte koha e 19-të e Charles Leclerc me Ferrari, që do ta nisë garën e nga vija e fundit. Një paraqitje e dobët e “kokëkuqes” që monogaskut, që nuk arriti të ishte i shpejtë në pistë, duke bërë nesër një garë në sulm. E njëjta situatë edhe me meksikanin Sergio Perez me Red Bull, që u rendit i 11-ti.

/Shqip.com