Sport Ndërkombëtar

Verstappen “mbret” edhe në Silverstone

Max Verstappen nuk ndalet as në Silverstone. Piloti i RedBull, nuk njeh rivalë këtë sezon në Formula 1. Sot ai fitoi Çmimin e Madh të Britanisë, që ishte suksesi i gjashtë radhazi.

Holandezi e mbylli i pari, ndërkohë që podiumi u kompletua nga dy pilotë anglezë: Lando Norris (McLaren) i dyti dhe Lewis Hamilton (Mercedes) i treti.

Më pas u renditën Piastri (McLaren), Russell (Mercedes), Perez (RedBull). Shumë keq Ferrari, që nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë (Leclerc) dhe i dhjetë (Sainz).

Verstappen vijon të marshojë drejt titullit të tretë kampion në garat e shpejtësisë. 25-vjeçari holandez kryeson kampionatin me 229 pikë, 81 më shumë se Perez i vendit të dytë.

/Shqip.com