Sport Ndërkombëtar

Verstappen kërcënon me largim nga Formula 1

FOTO: Reuters
FOTO: Reuters

Kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen ka kërcënuar se do të largohet nga ky sport nëse ndryshimet e shpeshta që i bëjnë rregullores së garave do të vijojnë. “Nëse vazhdojmë ta ngjeshim kalendarin me gara apo edhe të një gare përgjatë një fundjave për një periudhë kaq të gjatë, pyes veten a ia vlen që unë të vazhdoj të garoj”, u shpreh Verstappen.

Ai ndodhet në Baku, ku këtë fundjavë zhvillohet gara e katërt sezonale. “Më pëlqen të garoj dhe të fitoj. Di që kam edhe një rrogë të mirë dhe një jetë të rehatshme. Por a është vërtet e tillë jeta? Vjen një moment dhe njeriu kërkon një drejtim tjetër në jetën e tij, të ndryshojë gjërat”, tha Verstappen.

“Pasi përfshihesh në këtë sport gjërat nuk janë më si më parë, sikur i sheh nga jashtë. Këtu gjërat po ndryshojnë shpesh dhe shpejt. Nuk e kuptojnë se ka një limit për çdo gjë. Shpresoj që drejtuesit ta kuptojnë e të ndalen, në të kundërt do të largohem vetë”, tha piloti i Red Bull.

/Shqip.com