Lajme

Vërshimet në Pejë, këto janë zonat më të prekura

Ilustrim

Pas shiut që ka rënë gjatë ditës së djeshme, qyteti i Pejës është kapluar nga vërshimet.

Por, për Shqip.com drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Gëzim Gashi tha se situata tashmë është në kontroll.

“Mbrëmë ka pasur vërshime dhe janë prekur disa zona në qytetin e Pejës, por për fat të mirë nuk ka zgjatë shumë. Situata është në kontroll dhe gjendja është në rregull”, tha Gashi.

Gashi tregoi edhe për zonat të cilat janë të prekura më së shumti nga vërshimet.

“Zonat më të prekura kanë qenë qendra e qytetit, Lagjja Fidanishtë dhe Lagjja Zatra. Nëse ka pasur dëme ose jo, nuk e kemi konstatuar ende. Komisioni për vlerësimin e dëmeve është i informuar besoj që ata do të dalin në terren dhe do e konstatojnë”.

Kjo javë është karakterizuar me mot jo të qëndrueshëm ku edhe ka pasur reshje shiu të nivelit mesatar deri tek ai i lartë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë javës së ardhshme pritet që moti të jetë i ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale.

/Shqip.com