Verratti tregon cila është ëndrra e tij
Publikuar:
(23.03.2023 10:36:12)

Mesfushori i Paris Saint Germain, Marco Verratti nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kthehet në futbollin italian, por ka thënë se ëndrra e tij është të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në.
“E ardhmja ime në Itali? Kush e di…, por jam shumë i lumtur tek PSG, misioni dhe ëndrra ime është që ta fitoj Ligën e Kampionëve në Paris. Do të vazhdoj të luftoj për këtë”, ka thënë Verratti për “Sky”.

30-vjeçari ishte transferuar tek PSG-ja në vitin 2012 nga Pescara, ndërsa kontrata aktuale me francezët i skadon në qershor të vitit 2026.
/Shqip.com