Verrati drejt Serie A
Publikuar:
(14.06.2023 08:28:23)

Mediat raportojnë se Roma është në bisedime me Paris Saint-Germain për të nënshkruar me Marco Verrattin në huazim me një opsion blerjeje. 30-vjeçari së fundmi ka firmosur një kontratë të re deri në qershor të vitit 2026, por situata e tij në klub nuk është më aq e qetë sa dikur, pasi ka humbur edhe mbështetjen e gjerë te tifozëve.

Për të do të ishte debutim në Serinë A, pasi ai luajti vetëm në Serinë B për Pescaran, nga viti 2010 deri në vitin 2012. Marrëdhënia mes Romës dhe PSG është e mirë, pasi italianët huazuan mesfushorin Wijnaldum në verën e kaluar, por nuk u shfrytëzua e drejta e blerjes.
/Shqip.com