Sport Ndërkombëtar

Verona – Juventus, zhbllokohet ndeshja pas një ore  

Verona po takohet me Juventusin që është në formë, në kuadër të javës së 14-të të Serie A, shkruan Shqip.com.

Zhbllokohet më në fund ndeshja mes Veronës dhe Juventusit.

“Zonja e Vjetër” ka kaluar në avantazh me golin e  realizuar në minutën e 61-të nga Kena.

Veronezë e kanë nisur shumë keq këtë sezon, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit kanë pesë humbje.

Ata mbajnë vendin e fundit me vetëm pesë pikë të tubuara deri më tani.

Në anën tjetër Juventusi është në formë pasi ka katër fitore radhazi në kampionat.

Juventus është e shtata në renditje, por me fitore mund të ngjitet në vendin e katërt.

/Shqip.com