Kulturë Kino

“Vera Andrron Detin”, vazhdon rrugëtimin edhe në Zvicër

Filmi kosovar “Vera Andrron Detin”, me regji të Kalrina Krasniqit po vazhdon të shfaqet në botë.

Së fundmi filmi do të shfaqet edhe në festivalin e filmit të Zvicër.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Forumi për të Drejtat e Njeriut në Konkurrencën Fiction do të japë premierën e filmit kosovar.

Kjo është bërë e ditur nga vet faqja zyratare e filmit në Facebook.

“Më 9 mars, regjisorja Kaltrina Krasniqi do të jetë atje për ta prezantuar filmin”, thuhet në njoftim.

Në film përditshmëria e qetë e Verës çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.