Kulturë Kino

“Vera andrron Detin” shfaqet në Festivalin për të Drejtat e Njeriut

“Vera andrron Detin”, nga regjisorja Kaltrina Krasniqi, po rikthehet në Zvicër.

Kësaj here, filmi do të shfaqet në Festivalin e Filmit për të Drejtat e njeriut.

Festivali shfaqet në Cyrih, i cili tash e shumë vite fokusohet në tregimin e tregimeve që përshkruan gjendjen aktuale njerëzore në mbarë botën.

Së fundmi, filmi kosovar i metrazhit të gjatë është shpërblyer me çmimin e “Best Debute Film”, në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër “Magma”, në Sicili të Italisë.

‘Vera andrron detin”

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

/Shqip.com