Kulturë Kino

“Vera andrron Detin” shfaqet edhe në Londër

Filmi kosovar me regji të Kaltrina Krasniqit, “Vera andrron Detin”, do të shfaqet edhe në Londër.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur që filmi do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të filmit “QISAH”.

“Këtë e kemi pritur prej disa kohësh, “Vera andrron detin” po shfaqet në Londër këtë nëntor”, thuhet në njoftim.

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Premierën Botërore e ka pasur në Festivalin e Venedikut në shtator të vitit 2021.

Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

/Shqip.com