Kulturë Kino

“Vera Andrron Detin” pjesë e Festivalit të Filmit në Hong Kong

Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit, “Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në edicionin e 46-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e filmit në rrjetin social “Facebook”.

“Vera Andrron Detin” shkon në destinacionin e saj të ardhshëm – edicioni i 46-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong! Ekranet e filmave tanë si pjesë e seksionit Global Vision të këtij viti’, thuhet në njoftim.

Filmi ‘Vera andrron detin’ shtjellon një temë shumë të rëndësishme lidhur me pronën dhe të drejtat e grave në pronë.

Vera, një grua në moshë mesatare, detyrohet të ballafaqohet me realitetin e çështjeve gjinore me rrënjë të thella kur, pas vetëvrasjes së bashkëshortit të saj, fillojnë të shfaqen fijet e një skemës së nëntokës.

“Vera andrron detin” është bashkëprodhim mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.