Kulturë Kino

“Vera Andrron Detin”, me premierë në Spanjë

Filmi kosovar “Vera Andrron Detin”, me regji të Kaltrina Krasniqit, po vazhdon shfaqjet në kinematë botërore.

Pas shfaqjes në Tajlandë, në kuadër të Festivalit “Woman Make Waves”, ai do të shfaqet edhe në Spanjë.

Filmi po shfaqet si pjesë e konkursit kryesor në edicionin e 37-të të “Mostra de València – Cinema del Mediterrani”,.

Kjo u bë e ditur nga faqja kryesore e filmit duke theksuar se kjo është gjithashtu edhe premierë.

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Premierën Botërore e ka pasur në Festivalin e Venedikut në shtator të vitit 2021. Prej atëherë, është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore dhe ka fituar dhjetëra çmime.

Së fundi në Prifest ku filmi u u shpërblye për regjinë më të mirë.

/Shqip.com