Kulturë Kino

“Vera andrron detin” do të prezantohet në festivalin e filmit në Poloni

Filmi i regjisores kosovare Kaltrina Krasnqit, po vazhdon shfaqjen në kinematë botërore.

“Vera andrron detin” do të prezantohet në edicionin e 22-të të festivalit të filmit në Poloni (Wroclav), ‘New Horizons’, në korrik.

Filmi ka shënuar shumë suksese dhe eshtë vlerësuar nga shumë kritikë të filmit, ku edhe mori një sërë çmimesh.

Ndër çmimet më të mëdha përfshijnë Gothenburg IFF 2022 – debutimi më i mirë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tokio 2021 – Çmimi i madh i Jurisë, Selanik IFF 2021, si dhe  Çmimi Special i Jurisë.

Filmi ‘Vera andrron detin’ shtjellon një temë shumë të rëndësishme lidhur me pronën dhe të drejtat e grave në pronë.

Vera, një grua në moshë mesatare, detyrohet të ballafaqohet me realitetin e çështjeve gjinore me rrënjë të thella kur, pas vetëvrasjes së bashkëshortit të saj, fillojnë të shfaqen fijet e një skemës së nëntokës.

Filmi ‘Vera andrron detin’ është bashkëprodhim mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.