Kulturë

Veprat e artistëve vendorë që bleu MKRS po ekspozohen në galeri

Koleksioni i veprave të artit, që MKRS bleu nga artistët vendorë

Veprat e artistëve vendorë, të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë ekspozuar në Galerinë Komëbtare të Kosovës.

Koleksioni i veprave të artit, prezanton  piktura, skulptura, grafika, fotografi, instalacione, vepra të artit vizual dhe audiovizual.

Vepra arti të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Kosovës

“Ministria e Kulturës përmes blerjes së veprave të artit synon të mbledhë, ruaj dhe mirëmbajë veprat e artit që janë krijuar nga artistë vendorë, të pasurojë Fondin Shtetëror të Artit, të inicojë tregun e shitblerjes së artit në Kosovë, dhe promovimin vendor dhe ndërkombëtar të veprave të artit përmes zhvillimit të diplomacisë publike”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Vepra arti të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Po ashtu, sipas njoftimit, koleksioni do të jetë i hapur për publikun deri më 15 janar të vitit 2023.

Vepra arti të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Kosovës

/Shqip.com