Kulturë Kino

Vepra “Stabat Mater” rikthehet pas 2 dekadash në TKOB

Vepra “Stabat Mater” rikthehet pas 2 dekadash në TKOB
Vepra “Stabat Mater” rikthehet pas 2 dekadash në TKOB

Kthehet në TKOB, pas më shumë se 2 dekadash, koncerti simfonik vokal “Stabat Mater”, një vepër e fuqishme e cila do të vijë mjeshtërisht sot dhe nesër në ora 20:00, nga Orkestra, Kori dhe Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Adriano Martinolli D’ Arcy, dhe Dritan Lumshi.

Ariet e kësaj vepre do të interpretohen nga soprano Renisa Laçka, mezzosoprano Vikena Kamenica, tenori Matias Xheli dhe basi Nicola Ciancio, në bashkëpunim me konservatorin “Umberto Giordano” të Foggia-s së Italisë.

Stabat Mater është vepër e Gioachino Rossini-t, bazuar në strukturën tradicionale të sekuencës Stabat Mater për kor dhe solistë. Rossini e kompozoi në fundin e karrierës pasi kishte hequr dorë nga kompozimi i operave. Punën për Stabat Mater, kompozitori e nisi  në 1831 dhe e përfundoi pas 10 vjetësh.

“Stabat Mater Dolorosa – Nëna e pikëlluar qëndron nën këmbët e Kryqit”, këto janë fjalët e para të himnit me në qendër të shenjtën Mari, e cila vajton kryqëzimin e të birit, Krishtit. Për të krishterët dhe për shumë kompozitorë të mëdhenj, kjo vepër, përtej përshkrimit të thjeshtë fton dhembshurisht të gjithë artdashësit të marrin pjesë në pikëllimin e kësaj nëne, si një rrugë drejt hirit dhe si pjesë e udhëtimit shpirtëror të një besimtari.

/Shqip.com