Kulturë Kino

Vepra e Ismail Kadaresë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës ka nisur provat për vënien në skenë të veprës së Ismail Kadaresë, “Kamarja e turpit”.  Kjo vepër u botua për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”. Romani ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman. “Kamarja e turpit” është konsideruar nga kritika si një nga veprat më tragjike të Kadaresë.

Teatri Kombëtar i Kosovës, ndau online dhe një citat nga vepra e Kadaresë, në rolin e një synopsis të dramës që do të ngjisë në skenë së shpejti: “Perandoria Osmane po dobësohet, e në sheshin kryesor të kryeqytetit të saj është vendosur kamarja e turpit, për t’i ekspozuar kokat e tradhtarëve. Për ta ruajtur pushtetin, perandoria do të bëj çmos për të kapur kokën e Ali Pashë Tepelenës, i cili, i ngujuar në kalanë e vet, po pret përgjigje nga trojet shqiptare për të luftuar perandorinë”.

Sipas TKK, vepra me regjisor Kushtrim Koliqin, pritet të jetë premierë më 19 mars 2024. Kompozitor i veprës është Adhurim Grezda, ndërsa në role luajnë: Adrian Morina, Armend Smajli, Gresa Pallaska, Ylber Bardhi, Bislim Muçaj, Teuta Krasniqi, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Art Pasha, Fiona Abdullahu, Florenta Bajraktari, Jehona Gashi, Redon Kika. Ass. regjia Elif Bas lyibozkurt, Qëndresa Spahiu, Diellza Dedushi, Ardijana Mehmeti.

/Shqip.com