Kulturë

Vepra “Carmina Burana” në Prishtinë solli 280 muzikantë

Mbrëmë në Prishtinë është mbajtur koncerti “Carmina Burana” e kompozitorit Carl Orff.

Pothuajse 24 poema nga koleksioni mesjetar Carmina Burana, u prezantua për herë të parë për publikun kosovar, duke dhuruar momente të paharrueshme artistike muzikore.

Sipas ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, koncerti mblodhi rreth 280 artistë.

“Plot 280 persona numëron ekipi madhështor i përbërë nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, Kori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Kori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Kori i fëmijëve “Okarina” dhe solistët Adelina Paloja,  Arta Jashari – soprano, Safet Berisha kontratenor dhe Xhemil Rexhepi – bas, e gjithë kjo e realizuar nën bashkëpunimin e institutucioneve të Filharmonisë së Kosovës, Operës së Kosovës dhe partnerëve të tjerë”, ka shkruar ai.

Ky koncert konsiderohet si më i madhi i këtij lloji i realizuar ndonjëherë në Kosovë.