Sport Ndërkombëtar Don Carlo - ky veteran i futbollit modern

“Veni, vidi, vici”

Carlo Ancelotti

“Veni, vidi, vici” është një frazë nga antikiteti, që i atribuohet dikur – njeriut të parë të Romës, Jul Cezarit.

Ai e kishte shkruar këtë fjali në një letër drejtuar senatit romak, pas një beteje të fituar shpejtë – e njohur si “The Battle of Zela”.

Në futboll – “fushëbeteja” është fusha e gjelbër, në të cilën një strateg italian i fitoi të gjitha.

Carlo Ancelotti – është i vetmi trajner në historinë e këtij sporti – që ka dalë kampion – në top pesë ligat evropiane.

Ai ishte në Itali. E fitoi Serien A, u largua.

Ai ishte në Angli. E fitoi Premierligën, u largua.

Ai ishte në Francë. E fitoi Ligue 1, u largua.

Ai ishte në Gjermani. E fitoi Bundesligën, u largua.

Ai ishte në Spanjë. E fitoi La Ligën, ende nuk u largua.

I qetë, me një fytyrë që rrallë jep emocion, Carlo po vazhdon ende rrugëtimin e gjatë.

Vitin e kaluar e drejtonte Evertonin, por një telefonatë nga Florentino Perez bëri që ta kthehej në Madrid.

Dy ndeshje pa përfunduar sezoni – e siguroi trofeun.

62 vjeçari – e ka edhe një synim për këtë sezon: ta rrëmbejë veshgjatën. Për të katërten herë në karrierë. /Shqip.com