Lajme

Venera Qerkini emërohet Drejtoreshë Ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Venera Qerkini është emëruar Drejtoreshë Ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së radhës të mbajtur nga ana e Qeverisë.

Në fjalën e tij, Ministri i Punëve të Brendshme, ka treguar për procedurën e rekrutimit.

Sipas tij në listë të ngushtë kishin hyrë tre kandidatë porse ministri i Bujqësisë, Faton Peci kishte propozuar Qerkinin.

“Në pajtim me dispozitat ligjore, MpB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit me qëllim të plotësimit të vendit të lirë të punës. Për pozitën drejtor ekzekutiv kanë aplikuar 15 kandidatë, 9 prej të cilëve kanë hyrë në listë të ngushtë. Pas vlerësimit profesional nga Komisioni Shtetëror i Pranimit, kandidatët, kandidatët fitues që janë vlerësuar me mbi 70 % të pikëve janë Venera Qerkini, Menderes Ibra dhe Lebibe Haliti. Në pajtim me dispozitat ligjore dhe pas përzgjedhjes nga ministri i Bujqësisë në cilësinë e mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë, propozoi emërimin e Venera Qerkinit si drejtore për një mandat 4-vjeçar”, tha ai.

Në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ashtu ka njoftuar edhe për themelimin e strukturës për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.

/Shqip.com