Lajme Botë

Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Polonia kërcënon Minsk-un

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki

Polonia ka kërcënuar Bjellorisë se do të ndërmarrë sanksione, pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin për vendosjen e armëve bërthamore në Misnk.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se “Ky hap i ndërmarrë nga Rusia për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi sigurisht që do të çojë në shpalljen e sanksioneve shtesë. Niveli i sanksioneve do të jetë shumë më i rëndë për regjimin e Lukashenkos”.

“Ai tha se vendi ishte i detyruar të strehonte armë bërthamore ruse për shkak të veprimeve agresive “të vendeve të NATO-s”, tha ministria e Jashtme e Bjellorusisë.

Ai pretendoi se anëtarët e aleancës ushtarake po kërcënonin sigurinë e saj. /Sky News

/Shqip.com