Lajme

Vendoset që Kodra të kthehet në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka vendosu që të kthehet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Fadil Kodrën.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i Kodrës, Fetah Fetahu përmes një njoftimi.

“Në cilësi të Përfaqësuesit të Autorizuar, më lejoni t’iu njoftoj që sapo e pranova Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të të cilit, është APROVUAR ankesa të cilën e kemi parashtruar dhe si rezultat, është anuluar vendimi kontestues i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe z. Kodra kthehet në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent”, shkroi Fetahu.

Tutje, Fetahu ka thënë se në lidhje me detajet dhe bazat ligjore të këtij vendimi do të njoftojë në orët në vijmë.

Avokati Fetahu ka shpërndarë edhe dokumentin e vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në të cilin thuhet se ankesa e Kodrës për shkarkimin e tij nga Ministria e Punëve të Brendshme, aprovohet.

Megjithatë, thuhet se brenda 15 ditësh, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës obligohet që ta kthej në pozitën e mëparshme Fadil Kodrën.

“Obligohet Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi të kthej ankuesin Fadil Kodra në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet e punës.

Po ashtu, sipas këtij vendimi MPB-ja obligohet që të bëjë kompensimin e pagës për Kodrën që nga 14 korriku e deri në zbatimin e vendimit

Me 14 korrik, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kishte shkarkuar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë, Fadil Kodrën.

Por Kodra kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë duke e cilësuar si jashtëligjshëm shkarkimin e tii nga ministri Sveçla./Shqip.com