Lajme

Vendoset për rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve

Qendra e Numërimit të Rezultateve

Rreth 500 vendvotime që lidhen me zgjedhjet për Kuvende Komunale të 17 tetorit, do të rinumërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, njofton Shqip.com.

Këtë vendim e ka marrë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas më shumë se 350 ankesave të paraqitura në këtë institucion nga kandidatët për Kuvende Komunale kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Nga ky numër i vendvotimeve që do të rinumërohen, rreth 450 janë vendvotime të rregullta, ndërsa janë përfshirë edhe dengje të votave me kusht dhe atyre me postë.

Këto të dhëna të paraqitura në mbledhjen e KQZ-së janë jo-përfundimtare, pasi do të shikohen edhe një herë të dhënat nga vendimet e PZAP-it.

Rinumërimi i këtyre vendovotimeve ka filluar të hënën më 8 nëntor, nga ora 17:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. /Shqip.com