Lajme

Vendoset gurthemeli i Urgjencës së Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi së bashku me U.D të ministres së Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Urgjencës së Podujevës.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi tha se ky ndërtim arrinë vlerën e 1.7 milionë eurove që janë bashkëfinancim.

“Projekt ky i cili është në bashkëfinancim me organizatën “Qatar Charity” dhe vlera e tij mbërrin shifrën e 1.7milionë eurove, ku organizata financon me 1.1 milionë euro, ndërsa Komuna e Podujevës financon me 600,000 euro”, shkroi Bulliqi.

Kryetari i Podujevës tregoi edhe për lokacionin e Urgjencës si dhe falënderoji organizatën bashkëfinancuese në këtë projekt.

“Lokacioni i Urgjencës së Qytetit është në hyrje të qytetit në afërsi të rrethit të shqiponjës dhe kështu ne po bëjmë një hap të madh drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Podujevës. Falënderoj përzemërsisht organizatën “Qatar Charity” dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar në realizimin e këtij megaprojekti”.

Vendoset gurëthemeli i QKMF-së në lagjen Arbëria në Gjilan – SHQIP.com

Organizata “Qatar Charity” është bashkëfinancuese edhe në projektin pë ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjarë në lagjen Arbëria në Gjilan, të cilës ju vu gurthemeli gjatë ditës së sotme.

Në vënjën e gurthemelit të QMF-së në Gjilan ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se ky projekt ishte investim në shëndetin e qytetarëve.

/Shqip.com