Sport Ndërkombëtar

Vendos UEFA, Xhaka e Shaqiri do të luajnë me Zvicrën në Serbi

Bjellorusia do të luajë ndaj Zvicrës për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024” në Novi Sad të Serbisë.

Më saktësisht, UEFA ka vendosur që Bjellorusia, e cila po e mbështet Rusinë në luftën kundër Ukrainës, ndeshjet si vendëse në kualifikime të Euro 2024 t’i zhvillojë në një vend tjetër, shkruan Shqip.com.

Në këtë rast, shtëpia e futbollit evropian vendosi që bjellorusët ndeshjen me Zvicrën ta luajë pikërisht në Serbi, respektivisht në Novi Sad.

Yjet shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të jenë sërish mysafirët më të padëshiruar për serbët.

 Meqë në të kaluarën dyshja shumë herë ua kanë ngrirë buzëqeshjen, falë golave e paraqitjeve të mira, pikërisht ndaj kombëtares së tyre, serbët akoma vjellin vrer për ta.

Kësaj radhe Zvicra nuk do të ketë punë me Serbinë (të cilën e dominoi dy herët e fundit).

Kujtojmë se në Grupin I, bashkë me Zvicrën e Bjellorusinë bën pjesë edhe Kosova, krahas Andorrës, Izraelit dhe Rumanisë.

/Shqip.com