Lajme

Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor pritet të merret në fundjavë

Ilustrim

Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022 pritet të merret këtë fundjavë, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Ka thënë se MASHTI dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit synojnë që më 27 shtator mësimi të fillojë në shkolla dhe puna në çerdhe.

“Shumë mirë që po ulen numrat, e po besoj që kur të shqyrtohen masat do të mundësohet fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike, në bazë të udhëzuesit. Udhëzuesi i ka katër skenarë, ku varësisht prej situatës nëpër komuna do të vendoset”, tha Nagavci për Telegrafin.

Ka shtuar se synimi është që të kthehen me mësim fizik në shkolla më 27 shtator, e po ashtu të hapen edhe çerdhet.

“Varet plotësisht prej rekomandimeve të IKSHPK-së, ashtu siç kemi vepruar deri më tash. Kanë qenë rekomandimet e IKSHPK-së. Do të rishqyrtohen masat, janë në fuqi deri më 26, do të shqyrtohen edhe njëherë, mandej edhe vendimi, unë pres që me qenë një vendim që e mundëson edhe mësimin.

Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për Shqip.com ka deklaruar se komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që fillimi i vitit të ri shkollor të fillojë më 27 shtator./SHQIP.com