Lajme

“Vendimet e Kosovës nuk kanë fuqi ligjore” – Ambasada ruse deklarohet pas dëbimit të diplomatëve të saj

Ambasada ruse në Beograd

“Vendimet e marra nga shteti i panjohur i Kosovës nuk kanë fuqi ligjore”, kanë deklaruar të premten për TASS nga ambasada ruse në Serbi, duke komentuar vendimin e Kosovës për dëbimin e dy diplomatëve rusë, transmeton Shqip.com.

“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës, prandaj nuk e njohim ‘qeverinë’ dhe ‘strukturat’ e tjera të saj. Asnjë nga vendimet e Prishtinës nuk ka fuqi juridike për ne”.

Lexo edhe:
Shpallen persona “non grata” dy zyrtarë rusë në Kosovë

“Ne bashkëpunojmë me Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përfshirë edhe për këtë çështje, në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

“Ne i konsiderojmë si absolutisht të papranueshme përpjekjet për të penguar diplomatët rusë të akredituar në UNMIK për të kryer aktivitetet e tyre të ligjshme që janë tërësisht brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës.

Lexo edhe:
Haradinaj përshëndet vendimin për shpalljen “non grata” të zyrtarëve rusë

Të premten, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli persona “non grata” dy diplomatë rusë. Sipas saj, aktivitetet e këtyre diplomatëve “ndikuan negativisht në sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues” në Kosovë./SHQIP.com