Rozë

Vendim i papritur nga Rrushja, tensionohet Astriti

Astriti dhe Rrushja

Astriti dhe Rrushja kanë vendosur mbrëmë për rrugëtimin e tyre në Përputhen.

Gjërat midis tyre mbeten të tensionuara, duke vijuar debatet në studion e Për’puthen, edhe në këtë ditë të rëndësishme.

Rrushja dha përgjigjen e saj përfundimtare për të dalë vetëm nga programi, ndërsa ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Astriti.

“E vlerësoj nga ana jote që më tregove por më ke thënë shumë vonë (Iu drejtua Alesjas)”.

Ai kishte ardhur nga Kosova për të marrë një lajm pozitiv por kjo nuk ndodhi, pasi Rrushja nuk është bindur akoma për Astritin.

Nuk kam punë me Alesjan më. Unë kam ardhur veç për ty dhe jo me u marr me Alesjan. Kam lënë babin atje në spital me ardh me fol me ty dhe ti më thua kështu”.

Pas këtij debati Astriti u ngrit nga takimi, i zhgënjyer nga veprimi i Rrushes. Debati në studio vijoi edhe pas takimit, ndërsa Rrushja e dha edhe një herë përgjigjen e saj përfundimtare e cila ishte “jo”.

Ndryshe kjo është java e fundit e emisionit./SHQIP.com