Art Jetese

Vendi me emrin më të gjatë në botë, ka plotë 85 shkronja (Video)

Vendi me emrin më të gjatë në botë ka plotë 85 shkronja
Vendi me emrin më të gjatë në botë ka plotë 85 shkronja

Nëse udhëtoni në Zelandën e Re dhe dëshironi të vizitoni kodrën në komunën e Porangahau, do t’ju duhet ta shkruani me kujdes emrin sepse shqiptimi i tij është pak të thuash i vështirë.

Me 85 shkronja, është vendi me emrin më të gjatë në botë dhe megjithëse është shkurtuar si Kodra Taumata.

Emri e ka origjinën nga një luftëtar i quajtur Tamatea, kreu i një fisi Maori, i cili, sipas legjendës, pasi humbi vëllain e tij në një përleshje, kaloi shumë kohë duke luajtur fyellin në kodër në kujtim të tij.

Maoritët donin të emërtonin vendin për nder të tij dhe zgjodhën këtë emërtim të gjatë, që përkthehet në shqip “maja ku Tamatea, njeriu me gjunjë të mëdhenj, i cili rrëshqiti, u ngjit dhe gëlltiti malet, i njohur si gllabëruesi i tokave, luajti flautin për të dashurin tuaj”.

Kjo kodër, rreth 300 metra e lartë, është mjaft e njohur për vizitorët në ishullin verior të Zelandës së Re, pasi ka shumë kureshtarë që vijnë çdo vit. /Alsat.mk

/Shqip.com